Big Brother Albania: Qetësori, ankohet për darkën

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

qetesorir-okDuket se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë të interesuar për përgatitjen e darkës, veçanërisht Qetësori i cili është më i paduruari, madje ai fajëson sobën se nuk është shumë e nxehtë për ta bërë darkën në kohë. Por, Aida e qetëson duke i thënë se spageti gatuhet më mirë kur zjen ngadalë dhe bëhet më e shijshme. Ata ngrihen të dy dhe akomodehen afër kuzhinës ku edhe shohin lëvizjet banorëve të tjerë që janë duke bërë provat për inskenimet që kanë marrë përsipër dhe duket se e kanë harruar darkën. Më në fund pasi darka është shtruar dhe të të gjithë kanë kontribuar sado pak për përgatitjen apo shtrimin e saj të tryezë, 14 banorët do të merren më seriozisht me provën e javës. Dritani është i pari që si ushtarak që është premton se nesër të gjithë doo të ndajnë detyrat për të kaluar sfidën e tyre të parë.

Top Channel