Çiljeta & Ingridi bashkë në klubet e natës

February 9, 2009   | Lajmet / Vijesti

ciljeta-ingridiTashmë për të gjithë është prezent fakti që Çiljetën dhe Ingridin nuk i lidh vetëm profesioni por edhe shoqëria. Janë shumë të afërta mes tyre aq sa siç kanë pohuar edhe vetë, shumë shpesh u takon të kalojnë natën tek shtëpitë e njëra-tjetrës duke qëndruar zgjuar deri pas mesnate, duke folur dhe diskutuar gjëra vetjake por edhe të përbashkëta. Pra, Çiljeta dhe Ingridi nuk ndahen asnjëherë. Kohët e fundit ato kanë nisur të këndojnë edhe në të njëjtin ambient bashkë, kjo dhe falë bashkëpunimit që kanë patur në këngën ‘Puçi-puçi’ që për publikun u kthye menjëherë në hit. Në këto imazhe që shihni, dy këngëtaret kanë qenë në një prej clubeve më në zë në Tiranë, ku kanë kënaqur të pranishmit me repertorin e tyre muzikor.

LOOK-U

Të dyja kanë zgjedhur ngjyrën e zezë për të performuar. Ingridi një fustan të zi, të mbyllur në pjesën e lartme duke evituar dekoltenë, por të shkurtër dhe të ngushtë mjaft për të treguar linjat trupore, tashmë me shumë kilogramë më pak. Nga ana tjetër Çiljeta ka qenë paksa më e komplikuar në veshje. Kanatiere e zezë me dekolte shumë të hapur, pantallona në pjesën më të madhe të tejdukshme dhe shumë të ngushta, ndërkohë që kontrast i bënin flokët bjondë tashmë paksa të rritur, dhe varësja e madhe në formën e zinxhirit që kishte vendosur të kombinonte. Fotot tregojnë qartë se sa mirë komportohen me njëra-tjetrën në skenë dy këngëtaret duke buzëqeshur pa fund sikurse dhe duke marrë vlerësime nëpërmjet duartrokitjeve dhe brohoritjeve në lokal.

SURPRIZA

Në fakt ne të ‘Bluetooth’ ju kemi njoftuar edhe disa muaj më parë që Çiljeta dhe Ingridi po punojnë për një tjetër bashkëpunim me njëra-tjetrën. Një tjetër këngë për të cilën janë shumë optimiste. Dilema ka qenë nëse do të ishte një baladë e bukur apo një këngë ritmike sikurse dhe e para që korri sukses të veçantë. Padyshim kënga do të shoqërohet edhe me një klip përkatës. Mësohet se kënga po përgatitet nga kompozitori që dy vajzat zgjedhin për këngët e tyre, Flori Mumajesi.

DITËLINDJA E ÇILIT

Dy ditë më parë Çiljeta ka festuar ditëlindjen nën shoqërinë e mjaft miqve dhe të afërmve. Një festë e veçantë në familje e më pas një mbledhje e ngushtë me shoqërinë më të afërt si dhe të dashurin e zemrës. Dhuratat kanë qenë të shumta, një prej të cilave edhe nga shoqja e saj Ingridi që nuk mungon asnjëherë në evenimentet e mikeshës së saj. Edhe pse mes koncerteve të shumta, Çili ka gjetur pak kohë për veten dhe njerëzit e saj më të dashur.

Bluetooth

YouTube Preview Image

1