Nisin përgatitjet për provën e javës

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-javesMë në fund gjërat bëhen me serioze në shtëpi. Banorët kujtohen se kanë përpara një sfidë të madhe, pikërisht provën e javës, prandaj edhe impenjohen të gjithë në rolet e tyre për t’i intepretuar sa më mirë. Kështu Erjola dhe Bjordi nisin të përsërisin teksin e filmit që u është ngarkuar, edhe pse ky i fundit ka shumë vështirësi në lexim, madje shpesh shoqërohet nga pauza të gjata që i shkaktojnë atij edhe nervozizëm. Nga ana tjetër edhe Arjoni me Zhuljetën nisin provat për të intepretuar “Romeo dhe Zhuljeta”, ndërsa banorët e tjerë janë duke ndjekur lojën e tyre aktoreske, duke dhënë edhe komente, sesi të realizohet sa më mirë kjo provë. Fundja, nëse njëri prej tyre dështon, ata do të penalizohen të gjithë së bashku, që do të thotë një buxhet i reduktuar për javën tjetër.