Pasioni i valsit rrëmben Tanin dhe Aidën

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tani-dhe-aidokaDritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që mbrëmjen e djeshme i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother me rastin e Shën Valentininit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të shplodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushquer paralelisht. 

Top Channel

1