Të gjithë në kuzhinë për darkën

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

darka-gatiPas lodhjes se madhe që patën gjatë përgatitjeve për provën e javës të gjithë banorët dalin në oborr për të pirë cigare dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, ku një nga më të përfolurat është edhe menuja e darkës. Erjola dhe Mimoza kërkojnë ndihmën e një nga djemve për të përgatitur ushqimet dhe vetëm Arjoni tregohet i gatshëm për të ndihmuar, madje ai nuk e fsheh se kuzhina është një pasion i tij. Zhuljeta pohon se fakti që janë kaq të afruar me njëri-tjetrin e bën të mendojë sikur kanë vite që njihen së bashku dhe shpreson që e gjithë kjo miqësi të vazhdojë kështu edhe më pas. Lirita dhe Bjordi diskutojnë për filmat me aksion, ndërsa Aida dhe Mimoza bëjnë shaka me Agonin duke e provokuar se asnjë prej djemve nuk ka shanse të flerë me to në dhomën e vajzave. Më në fund të gjithë mblidhen në kuzhinë dhe impenjohen maksimalisht për mbaruar gatimin, që të ulen të shijojnë së bashku darkën e shijshme që po përgatit Erjola.