AIDA U LEXON FILXHANIN BANORËVE

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-arjonAIDA U LEXON FILXHANIN BANORËVE
10/02/09 16:30

Ndërsa Adi fillon të lexojë instruksionet për provën e javës, Erjola i kërkon Aidës që t’i lexojë filxhanin. Gjendja shpirtërore e Erjolës sot nuk ka qenë fort e kënaqshme, pasi gjithë ditën ka folur për vajzën e saj, prandaj edhe ndoshta kërkon të mësojë më shumë nga fati. Aida tregohet e gatshme për të treguar ca detaje nga falli i filxhanit, por duket se ky moment shkakton edhe të qeshura tek banorët e tjerë, pasi ka mosmarrëveshje në gjetjen e shkronjave që nuk korrespondojnë me atë që kërkon Erjola. Kjo e fundit bën shaka me ato që përsërit herë pas herë Aida, ndërsa Mimoza qëndron gjatë gjithë kohës e heshtur duke dëgjuar me kuriozitet atë që thotë banorja tjetër.

Top Channel

2