Erjola – Kam punuar pastruese

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

erjola-dhe-mozaErjola “Kam punuar pastruese”
10/02/2009 17:50

Për herë të parë Erjola pranon para Mimozës se kur ka qenë në Greqi ka punuar si pastruese dhe aty i ëshë injektuar ndjenja fanatike ndaj pastërtisë. Ajo tregon se deri kur ka qenë deri në 16 vjeç prindërit nuk linin të merrej me punët e shtëpisë, pasi donin që ajo të merrej vetëm me studimet. Ajo tregon se familjet greke e lodhnin shumë, derisa ajo ja arrinte qëllimit për të pastruar ashtu si ato donin. Kjo bisedë aludon edhe për banorët e tjera të cilat sipas Erjolës nuk aktivizohen të gjitha për të pastruar shtëpinë, por merren vetëm me rregullimin e vetes dhe jo të mjediseve ku ata jetojnë. Vajza nga Elbasani thotë se nuk duhet që autorët ti tërheqin vëmendjen dhe të nisin pastrimin, por duhet që e gjithë kjo të kthehet në një detyrë të përbashkët.