Prova e javës: Arti i dashurisë

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

banoret-provaProva e javës: Arti i dashurisë
10/02/09 14:30

Në drekë banorët janë njohur me detyrën e parë të provës së javës. Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga Shën Valentini apo Festa e të dashuruarve dhe se nata e dytë e spektaklit Big Brother përkon pikërisht me këtë ditë, autorët kanë menduar ta quajnë atë “Arti i dashurisë”. Sot banorët janë njohur me detyrën e parë të tyre: Ardiani, Qetsori, Lirita dhe Adelajda duhet të pikturonin grafite mbi derën e kopshtit, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë ishin të detyruar të ndiqnin provën.
Banorët e përzgjedhur nga Vëllai i madh kanë vënë përparëset e kanë filluar nga “puna”. Rezultati ka qenë një zemër e bardhë në një sfond të kuq, të ndërthurrur me diellin në qiell e “zbukurime” të tjera.
Prova filloi e përfundoi me rënien e gongut.

Top Channel