U detyrova ta largoja vajzën

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

erjola-rrefen-per-vajzenU detyrova ta largoja vajzën
10/02/09 03:00

Në orët e para të mëngjesit Erjola i rrëfen Liritës vështirësitë në momentet e para të jetës së saj si nënë. E kishte lindur vajzën në Greqi, e vetme, larg familjes së saj, në një periudhë kur maëdhënia e saj bashkëshortore ishte në krizë e kur as tek ajo e as tek bashkëshorti i saj nuk ishin zhvilluar ende ndjenjat prindërore. “Ajo që m’u gjend pranë, ishte vjehrra ime,- thotë ajo, -sepse ajo kishte mundësi të vinte”. Por pas 40 ditësh, vjehrrës i duhej të largohej. Erjola e gjendur vetëm dhe e pamësuar për rritur një foshnje, të cilën nuk dinte as ta lante, kishte preferuar më mirë t’ia jepte asaj me vete, sesa ta rriste vet. Kohë më pas, e detyruar nga lutjet e vazhdueshme të prindërve të saj për t’u kthyer, ajo dhe burri i saj kishin ardhur në Shqipëri. “Ishte tmerrshme,- vazhdon Erjola, – vajza nuk më afrohej, sepse nuk më njihte!”