Zhuljeta “kërcen” me miushin

February 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

zhuljeta-dhe-miushiZhuljeta “kërcen” me miushin
10/02/09 10:50

Megjithë volumin e lartë e ritmeve metal të muzikës në mëngjesin e shtëpisë së Big Brother, vajzat kanë vazhduar të qëndrojnë gjatë në krevat e tyre. Disa prej tyre nuk ishin zgjuar ende, ndërkohë që disa të tjera edhe pse i kishin hapur sytë, nuk lëviznin nga shtrati, por vazhdonin të meditonin, pa folur asnjë fjalë. Mes këtyre alternativave, Zhuljeta ka vendosur të bëjë miushin e saj të kërcejë. Dhe kështu ka bërë, e ka tundur dhe e ka shkundur sipas ritmeve metal të AC/DC-ve.