Amir Hollaj u shkarkua nga posti i kryetarit të PPD-së

February 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

amir-hollaj1Këshilli drejtues i PPD-së shkarkoi kryetarin, Amir Hollaj
Kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik, Amir Hollaj nuk gëzon më të drejtën e përfaqësimit të partisë, ka vendosur Këshhilli drejtues  i kësaj parti.  “Dy të treat e Këshillit drejtues vendosën  të hënën në mbrëmje  që mbi bazën e Statutit të PPD – së, neni 30 i Statutit kryetarit Hollaj t’i merret e drejta e përfaqësimit të partisë, e drejta që të zhvillojë biseda me parti të tjera shqiptare si dhe e drejta që në emër të PPD – së të bëjë lidhje koalicionesh me parti ose grupime partish”, thuhet në kumtesën për opinion të nënshkruar nga nënkryetari i Këshillit drejtues, Safet Taipi. Ky ndëshkim partiak , pohon Taipi, erdhi pas  sjelljeve  e njëanshme të pavarura e të pakoordinuara me kryesinë e partisë të kryetarit Hollaj , i cili   në tubimin publik  të qytetarëve  organizuar në Katërkollë më 6 shkurt me moton ” Të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit”  vendosi të shkohet me një lëvizje apo parti tjetër me emër “Aleanca e re” çka vetvetiu dëshmon që kryetari i partisë z. Hollaj e lëshoi dhe braktisi postin e kryetarit për t’u bashkuar me aleanca të vjetra apo të reja.  Taipi shtoi se me këtë ikje të kryetarit Hollaj njoftojmë  elektoratin e partisë që kriza e dy viteve të fundit në këtë parti veç është tejkaluar ngase nuk mbahet më peng nga kryetari i saj dhe se KD në pajtim me Statutin e partisë,shumë shpejt do të thërrasë Kongresin e jashtëzakonsh .”Lëshuarja në negociata të ndryshme me z. Hollaj i cili mund të përdorë vulën dhe emrin e PPD – së, pa një vendim të KD të PPD – së, ka rrezik që negociatorëve të koalicioneve t’u sjellë kokëçarje duke u kontestuar nga ana e KD për legjitimitet e duke përfunduar madje edhe në organet gjyqësore. Vendime të tilla që do të ndërmerren nga subjekte të mundshme ndaj subjektit tonë, nga subjekti ynë po të ndodhin, do të kuptohen si ndërhyrje në punët tona të brendshme duke krijuar frymë armiqësie që do të çojë në mungesë të bashkëpunimit të ndërsjelltë. 2/3 e KD të PPD – së për qëndrimet e marra ka vendosur  të njoftojë instancat përkatëse shtetërore për të ndërmarrë masat e nevojshme që nënkuptojnë bllokimin e të drejtës së kryetarit Hollaj për administrim me mjetet dhe pasurinë e partisë që deri tash gëzonte z. Hollaj”, theksoi Taipi dhe shtoi se  Këshilli drejtues  në të ardhemn do të vendose për koalicione parazgjedhore për zgjedhje parlamentare republikane të cilat do të mbahen më 29 mars.  “Mbi këto baza i bëjmë me dijeni subjektet politike që në të ardhmen kur thirren në emër të PPD – së për koalicione të mundshme bisedimet duhet t’i bëjnë me personat e zgjedhur nga 2/3 e Këshillit drejtues. PPD në bazë të nenit 2, 3, 4 dhe 5 të Statutit të partisë është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim dhe koalicione vetëm me ato parti që u angazhuan për pavarësinë e Malit të Zi dhe të cilat njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa bashkëpunimet me partitë e bllokut tjetër qofshin ato edhe parti shqiptare nuk vijnë në konsiderim”, përfundoi Taipi.

Gjeke Gjonaj, Ulqin

6