Eliza Dushku, në revistë për meshkuj ‘Maxim’

February 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

eliza-dushku-maxim-04Është një gjë në trupin e Eliza Dushkut, të cilën ajo dëshiron ta shikojë kur bën dush, e kjo është tatuazhi i saj. Aktorja dhe modelja me prejardhje shqiptare, e cila zbukuron ballinën e revistës për meshkuj “Maxim” për muajin mars, e ka pranuar se përveç tatuazhit, ajo gjithashtu i adhuron meshkujt me vizatime trupore, me të mavijosura dhe me gërvishtje. “E pëlqej të bëj një shikim të shpejtë në tatuazhet e mia kur zhvishem për të bërë një dush”, është cituar t’i ketë thënë Dushku revistës “Maxim”. “Kat Von D ka bërë një pendël simbolike të bukur në brinjët e mi. I pëlqej meshkujt që bëjnë lojë të fortë dhe kanë lytha në duar, shenjat dhe pjesët e thyera të trupit si dhe tatuazhet, janë seksi”, ka thënë ajo. Bukuroshja 28-vjeçare, së shpejti do të mund të shihet në serinë ‘Dollhouse’, ku ajo luan rolin e një qenie e cila është krijuar në laborator, e cila në çdo episod paraqitet me një personalitet të ri.


3