Agoni – Vajzat shqiptarë janë të ëmbla

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bisede-femrash-big-brother10/02/2009 20:30

Adi, Bika dhe Agoni bisedojnë për femrat. Agoni mendon se femrat nga Shqipëria, janë më të ëmbla krahasuar me vajzat e Prishtinës dhe kanë një të folur shumë përkëdhelëse dhe joshëse për meshkujt e Kosovës. Adi mendon se edhe vajzat e Kosovës janë shumë të ëmbla dhe nuk nguron që të thotë mendimin e tij për Mimozën, e cila sipas tij është shumë sensuale. Me ardhjen e Dritanit mes tyre biseda zhvendoset tek dëshira që ka Republika për t’u bërë oficere policie. Ajo mendon se supriza më e bukur do të ishte sikur të pranohej të bëhej oficere pasi të dilte nga shtëpia. Dritani mendon se përpos pasionit që Bika ka për ushtrinë, ata që e provojnë nuk mendojnë njësoj si ajo. Më pas biseda zhvendoset në planet që ata kanë për të udhëtuar nëpër Shqipëri pas daljes nga shtëpia e Big Brother, me një turne të gjatë nga Shqipëria në Kosovë Kosovë.

3