Aida – Po bëj pauzë në dashuri

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

kot-kotDebati mes Pavlinit dhe Aidës ka zbuluar se vajza nga Tirana, ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri vetëm për një periudhë të shkurtër dhe kjo sipas në të mirë të lidhjes së tyre. Aida shpjegon se kjo ndarje ka të mira për të dyja palët, ku distancat dhe disa probleme të tjera mes tyre kanë bërë që ata të bëjnë një pushim të vogël mes tyre dhe kjo me një kompromis që ata kanë vendosur mes tyre. Aida thotë se nuk është egoiste nga natyra, pasi nëse do të kishte qenë do t’i kishte kërkuar të dashurit të kthehej nga Amerika, prandaj zgjodhur të kundërtën, me mirëkuptim të mendojnë më shumë mbi të ardhmen e lidhjes. Ajo shpjegon se gjatë këtyre dy muajve të kësaj pauze ata do të reflektojnë më shumë për të ardhmen. Pavlini nuk arrin dot të kuptojë gjithë situatën që tregon Aida, duke theksuar se nëse ai do të ndahej nuk mund të bashkohej më për asnjë arsye. Sipas tij shumë vajza sapo ndahen nga një djalë lidhen menjëherë me një djalë tjetër dhe kjo tregon se ato janë shumë të dobëta.