Erjola komenton banorët – thashetheme

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lirita-dhe-erjola-big-brother-albania11/02/09 04:50

Erjola ka vazhduar “thashethemet” për banorët. Komenteve të saj nuk ika ngelur jashtë as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, të cilës i referohet herë pas here në diskutimet e saj. E gjithë kjo ka ndodhur orët e para të mëngjesit gjatë një bisede me Liritën, të cilën, së bashku me Aidën, ajo i cilëson si “aleate” të saj apo të vetmet që i hahet muhabeti. Sipas Erjolës, Zhuljeta e ka provokuar, në një debat me kuptim të dyfishtë, duke i thënë që je fallco. Pjesa më e madhe e banorëve, sipas saj, janë duke bërë lojë e nuk ka si të jenë të vërtetë, në ndryshim nga ajo. Ankesat e saj kanë vazhduar me Arjonin, i cili, sipas saj, jo vetëm që nuk po vepron mirë duke deklaruar indiferëncën apo injorimin ndaj të tjerëve, por edhe duke mos bërë punët që duhet të bëjë. . “Ndërsa zysha, vetëm me çunat e zgjat muhabetin, me gocat nuk guzon, e mbyll gojën!”