Forca rinore hapi konkursin tradicional të fotografisë

February 12, 2009   | Kulturë / Kultura

forca-rinore-hapi-konkursin-tradicional-te-fotografiseNë fokusin e të rinjve 4
Ulqin – Për të katërtin vit me radhë Forca Rinore do të organizojë konkursin e fotografisë të dedikuar për të rinjtë e apasionuar pas fotografisë.
Tema e konkursit të sivjetshëm është “Në fokusin e të rinjve 4”.
Kjo ngjarje tradicionale kulturore viteve të kaluara ka zgjuar interesimin e të rinjve jo vetëm nga Ulqini, por edhe nga qytetet e tjera të Malit të Zi.
Për dallim prej dy viteve të para kur të drejtë pjesëmarrjeje kishin vetëm të rinjtë nga Ulqini, ashtu si dhe vitin e kaluar të drejtë konkurrimi sivjet kanë të rinjtë nga të gjitha trevat në Mal të Zi.
Pjesëmarrësit kanë të drejtë konkurrimi në kategorinë e fotografisë dixhitale, fotomontazhit dhe fotografisë MMS.
Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale.
Fotografia më e mirë në kategorinë dixhitale do të shpërblehet me 300 euro, vendi i dytë me 200 euro, kurse vendi i tretë 100 euro.
Me nga njëqind euro do të shpërblehen edhe fotografitë më të mira në kategoritë fotomontazh dhe MMS.
Fotografitë më të mira të përzgjedhura nga juria do të ekspozohen në disa galeri në Mal të Zi.
Konkursi do të qëndrojë i hapur deri më 20 shkurt 2009.

Rregullart e Konkursit te fotografise

Pranimi i fotografive prej  26.01.2009 deri me 20.02.2009

Fotografite qe dorezohen duhet te permbajne keto te dhena:
emrin,
mbiemrin tuaj
adresen
numrin e telefonit
vendin dhe vitin e fotografise
modeli i fotoaparatit ose i telefonit mobil

Fotografite duhet te jene ne formatin 20×15 jo me shume se 10 foto per person dhe nje CD me fotografite e bera. Ju lutemi qe fotot te mos kene margina apo korniza.

Fotot duhet te jene te bera gjate vitit te fundit. Te gjitha fotot e dorezuara behen prone e organizatorit (Forces Rinore) dhe fotografite e dorezuara nuk kthehen.
Konkursi eshte i hapur per te gjithe banoret e Malit Zi.
Per te marrur pjese nuk eshte e nevojshme te kryhet asnje lloje pagese.
Si fotografite me ngjyra ashtu edhe ato bardhe e zi jane te vlefshme e paoshtu edhe fotot e perpunuara.
Vleresimin e fotografive te pranuara e ben juria. Vleresimi i fotografive do te behet pas mbylljes se konkursit me 20.02.2009

Çmimet do te jene:

Çmimi i pare:
Çmimi per vendin e dyte
Çmimi per vendin e trete
Çmimi per fotografine MMS me te mire dhe
Çmimi per fotografine montazhe

Fotografite mund ti dorezoni ne zyret e Forces ose mund ti dergoni ne emailin tone forcarinore@cg.yu

1