Ismail Burri,Dardan Ceka dhe Besnik Adoviq u përballën me më të mirët e evropës

February 12, 2009   | Sporti / Sport

ismail-burri_dardan-ceka-_besnik-adoviqNë Paris të Francës më 30, 31 janar dhe më 01 shkurt 2009 u mbajt Kampionati i 36-të Evropian i Karatesë për Juniorë dhe Kadetë.
Dy garuesit tonë nga Ulqini morën pjesë me Përfaqësuesen e Karatesë së Malit të Zi në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili u mbajt në kryeqytetin e Francës, në Paris më 30,31 janar dhe më 01 shkurt të këtij viti.
Dardan Ceka nga klubi i karatesë “Ulqini” dhe Besnik Adoviqi nga klubi i karatesë “Albulena” ishin të shkëlqyer në paraqitjen e tyre dhe treguan që janë në një nivel me kundërshtarët e tyre nga mbarë Evropa.
Në këtë kampionat morën pjesë 44 shtete nga mbarë Evropa me nga një garues në çdo kategori, çka do të thotë që çdo shtet e kanë përfaqësuar më të mirët në kategoritë e veta.
Garuesit tonë i përcolli i njëjti fat dhe ata u renditën në vendin e tetë në Evropë, si Ceka në kategorinë -61kg, po ashtu dhe Adoviqi në kategorinë +70kg.
– Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin e arritur të garuesve tonë, sepse ky Kampionat ishte shumë i veçantë, si nga ana e përgatitjes së garuesve pjesëmarrës, ashtu edhe ana organizative e Kampionatit, pasi që në këtë Kampionat filluan të zbatohen disa rregulla të reja në karate, të prura me vendim të Federatës Botërore të Karatesë – shprehet kryetrajneri i Klubit të Karatesë “Ulqini” Ruzhdi Rama, i cili  përveç udhëheqësve të Përfaqësueses së Karatesë së Malit të Zi, ishte shoqërues i Cekës dhe Adoviqit.
– Unë jam shumë i kënaqur me dy garuesit tonë, të cilët u treguan mjaft të përgatitur, por fati dhe mungesa e përvojës në këso garash e bënë të veten dhe ata nuk arritën të shpërblehen me medalje. Jam i sigurtë që në të ardhmen do të kemi edhe më tepër sukses, sepse hapat e parë gjithmonë janë më të vështirë. Unë edhe këtë rezultat e quaj sukses të mirë, duke pasur parasysh që ne jemi ndeshur me shtete të fuqishëm në këtë sport. Vetë pjesëmarrja jonë në këtë Kampionat është sukses në vete, sepse edhe unë si trajner i karatesë me përvojë 18 vjeçare kam pasur ç’të shoh atje dhe këtë përvojë do t’ia përcjell të rinjve tanë, për të ecur në një hap me karateistët evropianë e botërorë. Shpresoj që edhe në Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në Maroko, do të kemi garues nga radhët e klubeve tona – tha Rama.
Po ashtu Rama falënderoi sponzorët Loro Nrekiqin, kryetarin e Klubit të karatesë “Ulqini” dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, të cilët e mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë Kampionat.
Në këtë Kampionatin Evropian të Karatesë, përveç dy përfaqësuesve tanë nga Ulqini, të cilët ishin pjesëtarë të Përfaqësuese së Malit të Zi, mori pjesë edhe një karateist me prejardhje nga Ulqini, Ismail Burri, i cili është pjesëtar i Përfaqësues së Karatesë së Gjermanisë.

Burimi / Ulqini.de