Thashethemet e para në Big Brother

February 12, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

treshja-koti-big-brother

Një tjetër ditë ka kaluar për banorët e “Big Brother”. Të gjithë kanë qenë edhe një herë protagonistë të saj. Janë njohur më shumë, kanë komunikuar e janë rrëfyer për të kaluarën, e dalëngadalë, po krijohen edhe rivalitetet dhe miqësitë e para mes tyre. Nuk kanë munguar as zënkat, ashtu si Erjola me Zhuljetën, e nuk kanë munguar afrimet pak më shumë, si ai i Aidës me Bjordin. Thashethemet gjithashtu kanë qenë pjesë e ditës. Edhe një herë Erjola ka nisur “thashethemet” për banorët. Komenteve të saj nuk i ka ngelur jashtë as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, të cilës i referohet herë pas here në diskutimet e saj. E gjithë kjo ka ndodhur orët e para të mëngjesit gjatë një bisede me Liritën, të cilën, së bashku me Aidën, ajo i cilëson si “aleate”…

Lirita dhe Adi, vizatimi i grafiteve

Pasi kanë kaluar disa momente në oborr, banorët impenjohen të gjithë në realizimin e provës së javës, ku muralja është detyra që i bashkon duke lënë mënjanë bisedat. Lirita, Adi dhe Agoni janë iniciatorët e pikturimit të murales, e cila është një zemër dhe pikturohet brenda shtëpisë me rastin e festës të dashuruarve që bie në të njëjtën ditë me atë të spektaklit. Zhuljeta dhe Erjola komentojnë së bashku momentet sesi pak nga pak zemra fillon të marrë formën e plotë, madje përgëzojnë Liritën, e cila duket shumë e pasionuar pas pikturës.

Zhuljeta: “Nuk jetoj me kujtime”

Arjoni dhe Zhuljeta kanë hapur një bisedë krejt intime me njëri-tjetrin. Djaloshi pikërisht po i tregon se nga eksperiencat dashurore që ka pasur nuk e ka pasur shumë të lehtë ndarjen, pasi e ka përjetuar çdo gjë deri në detaje dhe stres. Zhuljeta si më e pjekur i tregon se nuk ka përjetuar asnjëherë momente të tilla dhe mendon se problemi që ka pasur ka qenë fakti se ai e ka adhuruar vajzën që ka dashur dhe ajo e ka pasur më të lehtë që edhe pas ndarjes të mos vuajë, aq sa ai. Zhuljeta pohon se asnjëherë nuk ka pasur eksperienca të tilla, po i rekomandon mikut të saj të ri që gjithsesi nuk duhet t‘i vendosë vetes barrikada dhe për më tepër të jetojë me kujtime.

Erjola: “Kam punuar pastruese”

Për herë të parë, Erjola pranon se kur ka qenë në Greqi ka punuar si pastruese dhe aty i është injektuar ndjenja fanatike ndaj pastërtisë. Ajo tregon se kur ka qenë deri në 16 vjeç prindërit nuk e linin të merrej me punët e shtëpisë, pasi donin që ajo të merrej vetëm me studimet. Ajo tregon se familjet greke e lodhnin shumë, derisa ajo ia arrinte qëllimit për të pastruar ashtu si ato donin. Kjo bisedë aludon edhe për banoret e tjera, të cilat sipas Erjolës nuk aktivizohen të gjitha për të pastruar shtëpinë, por merren vetëm me rregullimin e vetes dhe jo të mjediseve ku ata jetojnë. Vajza nga Elbasani thotë se nuk duhet që autorët t‘i tërheqin vëmendjen dhe të nisin pastrimin, por duhet që e gjithë kjo të kthehet në një detyrë të përbashkët.

Bjordi: “Në fillim ju kam paragjykuar”

Djaloshi më i vogël i shtëpisë së “Big Brother” tregon impresionet që pati në momentin e parë që i pa nga ekrani banorët e tjerë. Ai tregon se është ndier shumë i frikësuar, kur ka parë djemtë e tjerë, si dhe ka qenë shumë dyshues për natyrën e tyre të ashpër, prandaj edhe i ka paragjykuar, por brenda ditës së parë ka ndryshuar totalisht mendimin e tij. Dritani e ngacmon Bjordin duke i kërkuar që të rrëfejë deri në detaje mendimin e tij, por Qetësori i thotë se bëhet fjalë për një provokim nga ana e djalit nga Gjirokastra. Ndërkohë që bisedat më pas lidhen fort pas muzikës, ku edhe pse të rinj në moshë, banorët e shtëpisë diskutojnë në lidhje me festivalet e dikurshme, madje edhe këndojnë disa prej këngëve që kanë pëlqyer më shumë.

Banorët flasin për politikën

Më në fund një temë serioze në shtëpinë e “Big Brother”. Pavlini, Dritani, Aida dhe Qetësori diskutojnë për mënyrën e funksionimit të shtetit. Aida thotë se nuk do të merret fare me politikë, por ka personazhe politike që i pëlqen apo që nuk i pëlqen mbi mënyrat drejtuese. Ajo shpjegon se në qëllimet që ka për jetën, mënyra e vetme sesi mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e shtetit është të paguajë taksat, pasi ato janë baza e një shteti. Ndërkohë, Pavlini shpjegon se qeveritarët tanë abuzojnë me votat e qytetarëve, pasi marrin votën ata nuk japin as minimumin për ata që i kanë zgjedhur. Dritani tenton të mbyllë gjithë bisedën dhe të mos flasin me për politikë, madje shpjegon se ata ndihen shumë të privilegjuar që nuk marrin asnjë informacion nga jashtë, për më tepër ato që lidhen me politikën.

Agoni: “Vajzat shqiptare janë të ëmbla”

Adi Bika dhe Agoni bisedojnë për femrat. Agoni mendon se femrat nga Shqipëria, janë më të ëmbla krahasuar me vajzat e Prishtinës dhe kanë një të folur shumë përkëdhelëse dhe joshëse për meshkujt e Kosovës. Adi mendon se edhe vajzat e Kosovës janë shumë të ëmbla dhe nuk ngurron që të thotë mendimin e tij për Mimozën, e cila sipas tij është shumë sensuale. Me ardhjen e Dritanit mes tyre biseda zhvendoset te dëshira që ka Republika për t‘u bërë oficere policie. Ajo mendon se surpriza më e bukur do të ishte sikur të pranohej të bëhej oficere, pasi të dilte nga shtëpia. Dritani mendon se përpos pasionit që Bika ka për ushtrinë, ata që e provojnë nuk mendojnë njësoj si ajo. Më pas biseda zhvendoset në planet që ata kanë për të udhëtuar nëpër Shqipëri pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, me një turne të gjatë nga Shqipëria në Kosovë.

Tani bën thashetheme për Adin

Të mbledhur në kopsht Tani, Zhuli, Lirita dhe Arjoni flasin për Adrianin. Djali gjirokastrit thotë se sa herë që i zë në gojë moshën Adit ai nuk i kthen përgjigje dhe e ka shumë problem, prandaj duhet që të flasin me zë të ulet, pasi nuk do të ndihet mirë. Sipas Dritanit nuk ka asnjë problem të tregosh moshën reale, sidomos te meshkuj, pasi tregon pjekuri. Ndërkohë, Arjoni thotë se përpos moshës që ka Adi gjithsesi nuk duket për 40 vjeç, ndoshta pasi kujdeset shumë për veten dhe sjelljen e tij e përshtat pothuajse me të gjithë banorët e tjerë.

Erjola debaton ashpër me Zhuljetën

Ndërsa banorët e tjerë janë duke qëndruar të qetë në hollin e madh të shtëpisë së Vëllait të Madh, Erjola akuzon Zhuljetën se u ndodh aty në një moment të papërshtatshëm dhe ishte pa lidhje aty, pasi ndërhyri në një bisedë që ajo kishte me Aidën. Të dyja vajzat nisin të ironizojnë njëra-tjetrën me batuta të forta, që gjithsesi arrijnë në një sfidë të përbashkët se cila do të jetë më gjatë në garë. Zhuljeta i thotë Erjolës se do të ketë kohë të mjaftueshme ta shohë suksesin e saj dhe kurrsesi dështimin dhe këtë do ta vërtetojë sipas saj koha.

Adelaida: “Bjordi të më kërkojë falje”

Bjordi u afrohet vajzave që janë ulur në divan, por Adela i thotë të largohet, pasi ai e ka ofenduar duke e quajtur psikopate. Djali më i vogël i shtëpisë i kërkon falje dhe i thotë që nuk e ka pasur me të vërtetë atë që ka thënë. Ai i thotë Mimozës që ta bindë Adelën për t‘i folur, pasi është penduar, por që të dyja vajzat qeshin. Ndërkohë që Mimoza bën shaka me të folurën e Bjordit, por ky i fundit mërzitet dhe i kërkon asaj që të mos e vërë në lojë, pasi nuk ndihet mirë. Por, i përqendruar te biseda ai nuk e sheh që Mimoza është duke i lyer gishtat me manikyr, moment ky që shkakton të qeshura edhe te banorët e tjerë që e ndjekin me kujdes këtë skenë.

Bika: “Si e imagjinoj Romeo & Zhuljeta”

Republika dhe Agoni janë duke realizuar skenarin e pjesës “Romeo dhe Zhuljeta”. Ata kanë programuar që kjo pjesë teatrale të realizohet në ballkon, por Arjoni dhe Zhuli thonë se nuk është e njëjta pjesë klasike që ka menduar Bikja, pasi është si tip parodie dhe jo tragjedi. Agoni thotë se valsi i dy të dashuruarve do të fillojë pasi të dalin nga skena Arjoni dhe Zhuli. Ndërkohë, në pjesën tjetër të shtëpisë së “Big Brother”, Adi dhe Lirita janë duke pastruar patate për të bërë gati ushqimet, ndërsa Erjola është duke sistemuar kuzhinën, pasi të marrë përsipër pas pak minutash edhe përgatitjen e darkës.

Aida: “Kush do rezistojë deri në fund”

Aida dhe Bjordi janë akomoduar në verandë dhe po bisedojnë shkujdesur larg vëmendjes së banorëve të tjerë. Ata mendojnë se gjithë kjo miqësi është shumë e bukur, por nuk i dihet nëse do të jetë apo jo e tillë deri në fund. Aida thotë se është shumë e vështirë dhe kjo do shihet se kush do të rezistojë deri në fund, pasi deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë. Aida e komplimenton Bjordin, duke i përkëdhelur sedrën për inteligjencën e tij. Më pas ajo tregon për mikeshat e saj të ngushta që e shohin nga ekrani, arsyet që e shtynë për të hyrë në “Big Brother”, madje tregon se edhe i dashuri i saj mund ta shohë në ato çaste. Bjordi habitet sesi ajo ka të dashur, pasi nuk e kishte dëgjuar më parë dhe e ngacmon duke i thënë se mund të bëhet xheloz kur ai e puth. Por, Aida pohon se ai e njeh shumë mirë dhe nuk mund të ndodhë kjo gjë. Bjordi bëhet kurioz dhe e pyet për shumë detaje, por ajo mjaftohet me faktin se nuk janë ndarë zyrtarisht, por janë duke bërë një pauzë të shkurtër.

Bjordi i bën masazh Aidës

Dita e djeshme i ka dhuruar Aidës një mëngjes ndryshe. Ajo i ka kërkuar Bjordit t‘i bëjë një masazh, t‘i fërkojë kurrizin dhe shpatullën. Bjordi edhe pse dukshëm jo në formë, nuk ka përtuar ta bëjë Aidën të ndihet më mirë.

Mimoza kërcen para djemve

Agonit që ka dalë nga dushi dhe Arjonit u ka tërhequr vëmendjen Mimoza, në dhomën e vajzave, që po kërcente. E veshur me një fustan të hapur, taka të larta e duke lëvizur në një mënyrë tepër provokuese, ajo i ka bërë djemtë të ngelin te dera duke e parë. Më pas ka hyrë Adi, i cili pa pritur “radhën”, nuk ka hezituar të fillojë të kërcejë me të.

Erjola komenton banorët

Erjola ka vazhduar “thashethemet” për banorët. Komenteve të saj nuk i ka ngelur jashtë as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, të cilës i referohet herë pas here në diskutimet e saj. E gjithë kjo ka ndodhur orët e para të mëngjesit gjatë një bisede me Liritën, të cilën, së bashku me Aidën, ajo i cilëson si “aleate” të saj apo të vetmet që i hahet muhabeti. Sipas Erjolës, Zhuljeta e ka provokuar, në një debat me kuptim të dyfishtë, duke i thënë që je fals. Pjesa më e madhe e banorëve, sipas saj, janë duke bërë lojë e nuk ka si të jenë të vërtetë, në ndryshim nga ajo. Ankesat e saj kanë vazhduar me Arjonin, i cili, sipas saj, jo vetëm që nuk po vepron mirë duke deklaruar indiferencën apo injorimin ndaj të tjerëve, por edhe duke mos bërë punët që duhet të bëjë. “Ndërsa zysha, vetëm me çunat e zgjat muhabetin, me gocat nuk guxon, e mbyll gojën! Të gjithë duhet të kontribuojmë në punët e shtëpisë”, ka thënë ajo.

Aida “lan borxhin”

Nuk kanë kaluar as tri orë nga masazhi që Bjordi i ka bërë Aidës, që kjo e fundit t‘ia kthente shërbimin. Bjordi ka qenë më i privilegjuar, sepse ka qenë në pozicion më të përshtatshëm. Megjithatë ai i ka kërkuar Aidës që t‘i ulet sipër “për të punuar dhe ajo më rehat”. Banorët e tjerë i kanë thënë Aidës të ketë kujdes, se kjo është vetëm një tentativë e Bjordit për të fituar vota. Vëmendjes së saj, gjatë masazhit, nuk i kanë shpëtuar as disa puçrra të vogla as disa qime të pakta në kurrizin e tij.

32