“Aleanca e Re”për deputetin e Anës së Malit

February 17, 2009   | Shtypi / Mediji

aleanca-e-re_katerkolle_ulqinPër deputetin e Anës së Malit
Katërkollë – Grupimi “Aleanca e Re” organizoi të premten në restorantin “Diamant” në Katërkollë takim me qytetarët e Anës së Malit me temën “Të gjithë së bashku për deputetin e Anës së Malit”.
Në kumtesën për opinion thuhet se në takim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve. “Atmosfera e takimit qe në frymën e mirëkuptimit për nismën e mbarë të Aleancës së Re!
Pjesëmarrësit e takimit unanimisht përkrahën Aleancën e Re – idenë për homogjenizimin e elektoratit rreth nje riformatimi të ri në këtë trevë dhe më gjerë, me qëllim që skena politike shqiptare në Mal të Zi të mos jetë e copëzuar si gjer më tani, por të shkojë drejt bashkimit të elektoratit shqiptar në faktorizimin e interesave kombëtare shqiptare në Mal të Zi”, thuhet në kumtesën për opinion.

Kohapress