Tahir Tahiri uroi presidentin Sejdiu në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

urime-dita-e-pamvarsise-kosoveKryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri, nëpërmes një shkrese,  uroi të hënën presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun me rastin e 17 shkurtit, njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur i bindur se Kosova  do të dijë të përballet me të gjitha sfidat e reja në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimeve euro-atlantike.  “Në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin e Kosovës, mbarë  kombi shqiptar, dhe ne shqiptarët në Malin e Zi, jemi të gëzuar për sukseset e shtetit të ri të Kosovës si shtet i pamvarur e sovran.Krahas sukseseve, i nderuar President, janë edhe shumë sfida tjera të mëdha për forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës në funksion të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së popullit të Kosovës,,ëndërr kjo e kahmotshme e bijave dhe bijëve më të mirë të cilët dhanë edhe jetën dhe u sakrifikuan për Kosovën siç është sot.,Ne shqiptarët në Malin e Zi jemi të bindur se Kosova  me Ju në krye z.President dhe me përkrahjen e popullit të Kosovës do të dijë të përballet me të gjitha sfidat e reja bazuar edhe në rrugën e trasuar nga Presidenti Rugova.Ne urojmë që mençuria dhe përkushtimi Juaj për shtetin e Kosovës me ndihmën edhe të aleatëve tanë në botë më  në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojë që Kosova shumë shpejt të aderojë në bashkësinë e shteteve europiane dhe të integrohet në aleancën e madhe Euroatlantike.Arritjet i shtetit të Kosovës z. President janë një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen,duke përfshirë edhe ne shqiptarët si popull autokton në Malin e Zi” theksohet në mesazhin e kryetarit të KNSH , Tahiri drejtuar presidentit Sejdiu.   Këshilli Nacional i Shqiptarëve telegrame urimi  me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka dërguar të hënen  edhe kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Gjekë Gjonaj

Koha Javor

RTK -LIVE TV (online) – Kliko këtu

pavaresia-e-kosoves_banner