Mehmet Bardhi përgëzoi udhëheqësinë e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë

February 18, 2009   | Politika

lidhja-demokratike-ne-mal-te-zi-me-rastin-e-1-vjetorit-te-shpalljes-se-pavaresise-te-kosovesKryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, zotëri Mehmet Bardhi, me rastin e 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u dërgoi telegram urimi udhëheqësve më të latë të Shtetit të Kosovës dhe kryetarëve të partive parlamentare: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Behxhet Pacolli, në të cilin, përveç të tjerave thuhet:

– Me rastin 17 shkurtit 2009, 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta vëllazënore.

Shqiptarët nga këto treva dhe nga trevat e tjera…, në Kosovë, që në fillim, gjetën përkrahje jetëdhënëse. Atëherë kur regjimet e ish-Jugosllavive po mundoheshin të na i mbyllin të gjitha shtigjet e zhvillimit, të gjitha shtigjet e dritës, të dijes, shkollimin në gjuhën amtare shqipe, në Kosovë u shkolluan gjenerata e gjenerata dhe morëm dije në shkolla të mesme e në fakultete, ku edhe sot e kësaj dite mbet destinacioni kryesor edhe i gjeneratave të tashme. Në Kosovë morëm dijet themelore jo vetëm të mësimit të mirëfilltë, po mbi të gjitha mësimet nga atdhetaria. Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që na përkrahen, të gjithë ata mësues e profesorë që na dhanë mësim, që na mundësuan të shkollohemi. po edhe të tjerët, që na strehuan në shtëpitë e nxënësve dhe të studentëve. Faleminderit nga zemra. Faleminderit Kosovë!

Shpresat tona edhe më tej janë Atje. Shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, po ballafaqohen me shumë probleme… Tash ndihma institucionale e Kosovës është më e nevojshme se kurrë. Faleminderit.

Ju njoftojmë se me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lidhje Demokratike në Mal të Zi, për kontributin e dhënë në pavarësimin e Kosovës, i ndanë mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën do t’ia dorëzojmë Ambasadorit të SHBA-ve në Podgoricë ekselecës së tij Roderick Moore.

Edhe një herë Urime! Urime PAVARËSIA! –

SHËRBIMI PËR INFORMIM

pavaresia-e-kosoves_banner

YouTube Preview Image