Në kryeqëndrën e Malësisë në Tuz,festohet dita e Pavarësisë së Kosovës

February 18, 2009   | Reportazh / Reportaža

ne-malesi-festohet-dita-e-pavaresise-se-kosovesPërvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës, u shënua pothuajse në të gjithë trevat shqiptare.

Ngjashëm ndodhi edhe në kryeqëndrën e Malësisë në Tuz.

Alternativa Shqiptare organizoi një soleminitet në restorantin “Belveder” në të cilin, përveç udhëheqësisë partiake ishin të pranishëm edhe disa përfaqësuas të LD në MZ.

Në fillim të këtij soleminiteti, këngëtari i mirënjohur Lekë Dedvukaj e interpretoi hymnin kombëtar kuse për rëdësinë e kësaj datë të shënuar folën kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj dhe funksioneri i kësaj partie Luigj Junçaj.

Në këtë soleminitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë, Tonin Beci me bashkëpuntorët.

Ndërkaq Lidhja Demokratike në Mal të Zi, organizoi një soleminitet në Restorantin “Niagara”, në të cilin ishte e pranishme udhëheqësia më e lartë partiake në krye me z. Mehmet Bardhin, pastaj udhëheqësit e të gjitha degëve të kësaj partie.

Poashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipëris në Podgoricë, Tonin Beci me bashkëpuntorët.

Në këtë soleminitet të pranishmit i përshëndeti kryetari i LDnëMZ-dega e Malësisë Nikollë Camaj dhe kryetari i LDnëMZ Mehmet Bardhi.

Ata duke përgëzuar të pranishmit, e falenderuan Kosovën për kontributin e dhënë në emancipimin e popullit shqiptarë në Mal të Zi.

Këtë soleminitet e përcollën mediume të shumta lokale nga Malësia, si dhe nga Podgorica e më gjërë.

Njëkohësisht LD në MZ, i ndau një mirënjohje të veçantë SHBA-ve, për kontributin e dhënë në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

MALESIA.ORG

Kto Fotografi jan eskluzivitet i Web Sajtit:   MALESIA.ORG

pavaresia-e-kosoves_banner