Arjoni – Nuk do bëjmë jetë luksi

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-big-brother-albania12/02/2009 16:40

Banorët i kanë zënë ethet për buxhetin e javës së ardhshme. Arjoni, Lirita dhe Mimoza diskutojnë për buxhetin e javës sesa i lartë është dhe a do ti dalë nëse ata nuk do të arrijnë të kalojnë provën. Arjoni këmbëngul se sido të jetë buxheti do të mjaftojë që ata të ushehen sa më normalisht, por jo të bëjnë jetë luksi. Ai i referohet çmimeve të tregut aktual të restoranteve të kryeqytetit, për të treguar se me fare pak mund të ushqehesh. Ndërkohë Lirita nuk arrin dot të bëjë dallimin mes 100 lekëve, prandaj edhe Arjoni e ndihmon duke i konvertuar këtë shumë në euro. Ata flasin për pagat dhe ndryshimet e tyre midis tregut shqiptar dhe atij kosovar, ku Mimoza thotë se paga mesatare në Kosovë arrin në 400 euro, që edhe i përshtaten standarteve evropiane.

Top Channel