Big Brother, uron 1 vjetorin e Pavaresise

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

flaumir-i-xemles-big-brother-albania17/02/09 19:55

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother mblidhen në kuzhinë ku ndjekin së bashku një material filmik për pavarësinë e Kosovës. Të gjithë janë të veshur me simbole kombëtare, ngjyrat kuq e zi, por edhe ato të flamurit të Kosovës. Mimoza shfaqet me flamurin e Kosovës e një tortë që sapo është futur në shtëpi më qëllim që ata të festojnë, ndërsa Aida ka flamurin tonë kombëtar. Banorët të gëzuar fillojnë të këndojnë së bashku duke valëvitur flamujtë. Ata mblidhen së bashku në dhomën e sekreteve për të përshëndetur të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për pavarësinë e Kosovës. Ata mbajnë simbolet tona kombëtare, urojnë festën dhe më pas presin tortën duke kënduar së bashku “Shumë urime për Kosovën”.

Top Channel