Erjola: Kam një vajzë jashtë shtëpisë

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

vajza-e-erjoles-big-brother-albania12/02/2009 19:30

Erjola zgjohet nga gjumi dhe ulet mes banorëve të tjerë dhe nis i tregon atyre se ka një vajzë jashtë shtepise qe jeton me prindërit e saj. “Kur unë isha në Greqi Linda vajza në dhe deri 40 ditëshe ishte me gjyshën e saj, derisa mbarova shkollën ajo vazhdonte të ishte duke jetuar me gjyshërit. Ajo është një fëmijë që është mësuar të kuptojë shumë gjëra”-thotë Erjola. Ndërkohë Qetsori thotë se nuk e mendon që djali i tij të jetojë vetëm, pa të dy prindërit. Erjola tregon se ka përjetuar disa situata në të cilat është ndier konfuze. Megjithatë ajo tashmë ndieht mirë, pasi vajza e saj e di mirë se ku është vendi i saj dhe i të atit. Madje tani ajo thotë se është edhe nga Elbasani, vendlindja e Erjolës dhe nga Kucova, vendi i të atit. Më pas ajo tregon historinë e lindjës së vajzës dhe mungesën e saj për 1 vit rresht dhe rrëfen sesi është ndier ajo kur do të shkonte tek Big Brother, duke e përkrahur atë në vendimet e saj. Zhuljeta e falenderon për faktin që i tregoi këtë histori shumë personale, ndërsa Adi thotë se fakti që e tregoi këtë histori do ta çlirojë atë gjatë qëndrimit në shtëpi.