Pavarësia, ngre në këmbë shtëpinë

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

festapavaresia-big-brother-albania17/02/09 20:30

Festa pothuajse sapo ka filluar pasi 14 banorët e shtëpisë më të famshme në shtëpi janë zhvendosur në oborr ku janë duke kërcyer dhe festuar pavarësinë e Kosovës. Situata ndizet më shumë në momentin kur dëgjohen këngët e grupit Elita 5, të cilat i ndezin adrenalinën banorëve. Republika gëzon që po dëgjon këngën e Alban Skënderaj, i cili është edhe artist i saj i preferuar, ndërkohë që Bjordi e sheh kaq të gëzuar dhe e përqafon. Festa vazhdon në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku të gjithë nuk duan të ndalin së argëtuari në një vjetorin e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë.