Sori imagjinon Mozën të shëndoshë

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-dhe-sori-big-brother-albania13/02/09 22:30

Të ulur në banakun e kuzhinës, Qetsori dhe Mimoza nisin një bisedë paksa ngacmuese mes tyre. Djali nga Vlora e pyet bukuroshen nga Kosova sesi do të dukej nëse do të ishte akoma më e shëndoshë. Ajo sheh linjat e trupit dhe thotë se i pëlqen kështu si është. Por, Qetsori për ta vënë akoma në sedër i thotë se edhe e shëndoshë ajo do të dukej e bukur. Më pas ai e pyet se çfarë njerëzish ka në familje dhe ajo i thotë se ka edhe 4 motra. Sori thotë se nëse do të bëjë një cun, do ta quajë Vrana, një emër që duket se e ka fiksim.