Të dënoj që le vajzën vetëm

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sori-eewere-big-brother-albania12/02/2009 20:00

Pas rrëfimit që Erjola bëri mes banorëve të tjerë, Qetsor i thotë se ai personalisht e denon që e ka lënë vajzën vetëm. “Në pozitën time unë të dënoj. Nëse nëna ime do të më linte vetëm 1 vit unë do ta dënoja. Sakrifica më e madhe është të rrisësh një fëmijë”-thotë Sori. Ndërkohë Aida thotë se e kupton sesi e ka kaluar këtë moment të vështirë, ndërsa Ardjani i thotë se ajo nuk ka gjetur mënyrën e duhur për ta lënë vajzën vetëm, madje sipas tij ajo është shembulli i një nënë që ka kaluar shumë peripeci dhe vajza do ta mbështesë, për më tepër tani që ajo i ka kaluar të gjitha paragjykimet.