Zhuljeta debaton me Erjolën

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

erjola-dhe-zhuljeta-debat-big-brother-albania12/02/09 012:30

Erjola, Aida, Zhuljeta dhe disa banorë të tjerë të shtëpisë kanë nisur të bisedojnë për degët që studionin dhe profesionet që kishin. Erjola ka nisur të tregojë sesi aplikoi për Gazetari për shkak të pasionit që kishte për të. Por i ati e kishte nxitur të aplikonte edhe për një degë tjetër. Dhe ajo kështu kishte bërë, kishte aplikuar për Ekonomik dhe i kishte fituar të dyja. Megjithë pasionin për Gazetarinë, ajo kishte zgjedhur Ekonomikun. Kaq mjaftoi që Zhuljeta t’i kthehej e t’i thoshte se jo vetëm që nuk e shihte si ekonomiste por edhe se nuk mund ta kuptonte faktin që ajo tjetër kishte pasion e tjetër kishte zgjedhur. Erjola nisi t’i shpjegonte avantazhet e profesionit të ekonomistit karshi atij të gazetarit, të cilin e njihte mirë sepse shumë shoqe të saj punonin si të tilla. Për më tepër atëherë ajo nuk e kishte fituar ende besimin në vetvete që kishte tani. Debati ka vazhduar me shembujt e një gazetarie që nuk funksionte sic duhej, të sjella nga Erjola e po ashtu edhe me kundërshtimet e Zhuljetës për cdo gjë që thoshte Erjola. –“Domethënë ti do të bëhesh gazetare kur të jesh si veshka mes dhjamit, -i ka thënë ajo Erjolës, – kur ti kesh të gjitha në rregull, siç i do ti!” “ Jo,- ia ka kthyer ajo, – unë jam gati ta filloj edhe duke u çuar kafe gazetarëve, derisa të arrijë atje ku duhet.”