Raportet me Kosoven, Mali i Zi injoron Serbine

February 20, 2009   | Rajoni / Region

miodrag-vukovicPodgorica zyrtare nuk iu trembet paralajmerimeve te Beogradit per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Prishtinen.
Kryetari i Keshillit te Politikes se Jashtme ne Parlamentin malazez, Miodrag Vukovic ka deklaruar se Mali i Zi do te vendose marredhenie diplomatike me Kosoven, ashtu sikurse ka njohur pavaresine e saj.
“Beogradi nuk perfaqeson nje superfuqi e cila mund te urdheroje Malin e Zi se si te sillet. Ne, vendimin per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven do ta marrim ashtu sikurse kemi vendosur te njohim pavaresine e saj, duke pare interesat tona kombetare”, ka pohuar Vukovic.
Zyrtari malazez ka shtuar me tej se marredheniet diplomatike mes Podgorices dhe Prishtines do te vendosen sapo te plotesohen kushtet, qe jane kryesisht zgjidhja e statusit te pakices malazeze ne Kosove dhe kthimi i te zhvendosurve.

Top Channel