600 mijë Euro investim për rrugën e Çarshisë të Ulqinit

February 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

carshia-e-ulqinit8Në një nga lagjet më të mira të Ulqinit, në kët zonë ka filluar rregullimi i fazes së dytë të rrugës që çon prej Restorantit Bonita deri te ish SDK-ja  me sipërfaqe 500 metra katror. Për realizimin e këtij projekti ndërmarrjes  “Prominvest” do ti ndahen  afer 1 milion euro sa kushton krejt projekti i relizum në dy faza. Në anën një nga pikat boshtore do të rregullohet rruga me gjatësi 520 metra, gjerësia e rrugës do të jetë gjashtë metra dhe trotuaret do të rregullohen dy herë nga dy metra. Në anën dy rruga do të ketë gjatësi prej 240 metra me gjerësi prej gjashtë metrash dhe trotuaret do të rregullohen dy herë nga një metër e gjysmë.

Projekti do të realizohet në dy faza, në fazën e para do të bëhet gërmimi i tokës, shtruarja me tampon dhe instalimet e elektrikes, ujësjellësit, kanalizimit dhe do të vendosen kapakët e kanalizimit, kurse në fazën e dytë që do të realizohet deri në ditën e komunës së Ulqinit,kurse faza tjetër do të vazhdohet gjat muajve apo vitit te ardhshëm ku do të vendosen skajoret dhe rrugët do të shtrohen me Kalldram.

Qytetarët të cilët jetojnë në zonën e Çarshisë të Ulqinit e kanë mirëpritur fillimin e punëve për rregullimin e rrugëve dhe ajo që është më rëndësi është se në këtë pjesë nuk ka pasur probleme të aspektit pronësoro-juridik.

Siç shifet edhe më poshtë në foto kalldramimi i rrugës ecën shumë mirë thotë kryetari i Komunës Gëzim Hajdinaga ku knaqësija e tij pahet duke shikuar se si vijojnë punët në kët komun e lamun mas dore që nga disa dekada.

Lajme nga Ulqini

Kto Fotografi  jan Eskluzivitet i Web Sajtit www.ulqini.de

YouTube Preview Image