Arjoni dhe Bjordi rivalë për Mimozën!

February 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

gafat-e-banoreve118/02/09 03:30

“Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy!” – i ka thënë Adelajada Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. “Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi!” -ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. “Ti konkurencën e ndjen, -i ka thënë ajo Arjonit, -dhe këtë pranoje!” – “E ndjej konkurencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat!”

10