Pavlini: Historia e martesës sime

February 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

pavlini-big-brother-albania19/02/09 02:00

Pavlini ka treguar dje historine e martesës së tij. Ai ishte martuar në vitin 2006 dhe ishte ndarë në gusht. “Fillimisht kishim vetëm vajzën, -tregon ai. Pastaj gruaja ngeli shtatzanë me djalin dhe kur u ndamë ajo ishte shtatzanë.” Ai thotë se nuk kishte shkuar ta takonte gjatë asaj kohe, sepse kishte frikë se mos i krijonte shqetësime, por pasaj, kur djali kishte lindur, nuk kishte duruar dot dhe kishte shkuar. “Unë jam tip i hapur, i shoqërueshëm dhe këtë mundësi ia dhashë edhe asaj, që ajo të ishte e lirë, të kishte shoqërinë e saj. Unë nuk i isha ai tip i burrit shqiptar, i prerë për cdo gjë, jo, unë mendoja, ngadalë-ngadalë do t’i ndërtojmë gjërat!” Pavlini vazhdon duke e përshkuar ish-bashkëshorten e vet 23 vjeçare si njeri të mirë, por të llastuar e duke theksuar faktin se te ajo influencuan shumë të tjerët e sidomos familja e saj dhe ajo i lejonte ata që ta bënin këtë. Madje, sipas tij, ata filluan duke i thënë se ai nuk bënte për të, nuk ishte aq i bukur sa ajo, etj. “Dhe erdhi një moment që thashë stop, nuk funksionon më!” –tthotë Pavlini. Por familja dhe rrethi shoqëror ishin përpjekur ta bënin të ndryshonte mendje, qoftë për hatër të vajzës, qoftë sepse, në fund të fundit, nuk ka familje pa probleme. Dhe kështu ai kishte vendosur të bashkoheshin sërish, ta provonin edhe njëherë, kësaj rradhe duke jetuar vetëm. Siç rrëfen Pavlini, deri në atë kohë ata jetonin me prindërit e tij sepse ai nuk e ndjente të largohej prej tyre dhe e ëma e tij i ndihmonte shumë për vajzën e vogël. Megjithatë për t’i dhënë lidhjes së tij një shans tjetër ata u shkëputën prej familjes së tij e shkuan të jetonin më vete. Në atë kohë e shoqja i kishte kërkuar të bënin edhe një fëmijë tjetër dhe ai kishte pranuar. Por shtatzaninë, sipas Pavlinit ajo nisi ta përdorte për të fituar terren. Ajo dhe po ashtu edhe familja e saj, filluan të ushtronin presion, sepse, gjithmonë sipas Pavlinit, këtë shtatëzani të saj ata e kishin marrë por dobësi nga ana e tij. Mosmarrëveshjet filluan të përsëriteshin dhe ai i kishte thënë të shoqes që ishte më mirë që ajo të kthehej tek njerëzit e saj. Ai gjithsesi do të ishte i gatshëm t’i përgjigjej për gjithcka. Megjithatë kur kishte lindur djali ai kishte shkuar që t’i takonte dhe madje i kishte treguar edhe se kishte aplikuar për të hyrë në Big Brother. “Do të bëhesh i famshëm!” – i kishte thënë ajo