Amir Hollaj: Strategjia për pushtet do të ju çojë në fiasko politike

February 23, 2009   | Reportazh / Reportaža

ppd-ja_amir-holliReagim:
Së pari kërkoi ndjesë lexuesve që përmes këtij reagimi duhet t`ju drejtohem 2/3 të anëtarëve të Këshillit Drejtues te Partisë së Prosperitetit Demokratik, mirëpo këtë nuk e bëj për hir të tyre por për hir të së vërtetës dhe që anëtarëve dhe votuesve të PPD-së, por dhe mbarë opinionit shqipëtar t’u sqaroj dhe t`i njoftoj me të pavërtetat dhe qëndrimet qëllimkëqia të 2/3 të Këshillit drejtues të PPD-së, e qe nuk bazohen ne Statutin e PPD-se.
Në tekstin e lartpermendur të nënshkruar nga nënkryetari i PPD-së z. Taipi i cili njëherit është dhe ushtrues detyre i Drejtorit (në bazë të marrveshjes së 3 këshilltareve të PPD-së dhe koalicionit “Për Ulqinin Evropian”), në ndërmarrjen për Urbanizëm, Projektim dhe Mbikqyrje “UPIN”, në lidhje me qëndrimin e 2/3 të antarëve të KD-es ku thuhet që sipas nenit 30 të statutit të partisë” Kryetarit Hollaj i merret e drejta për përfaqësim” si dhe i ndalohet që të bëj bisedime me “partitë shqiptare”, tregon qartë që gjatë përpilimit të kësaj kumtese nuk kanë patur përpara Statutin e partisë të cilës i përkasin, pasi që statuti valid i PPD-së nuk përmban nenin 30 dhe në anën tjetër në asnjë nen të Statutit nuk ekziston asnjë nen e as aline që kryetarit të një partie nacionali shqiptare siç është PPD, t`i merret e drejta të bisedojë me parti shqiptare.
Qëndron fakti që 2/3 e KD-së s`kan; të drejtë të inicojnë mbledhje të KD-së apo me votat e 2/3 të marrin vendim për mbajtjen e Kongresit të partisë, por të gjitha këto nëse ma parë ia kanë ofruar Kryetarit të Partis dhe të gjithë antarëve të KD-së,dhe nëse ai nuk e pranon, çka nuk ka ndodhur, pasi që zotërinjtë të cilët deklarohen përms z.Taipi nuk e patën guximin që t`i bëjnë publike ato nënshkrime as përpara partis por as në massmedia, vë në dyshim qëndrimet për qëllimet jo të mira të tyre. Qëndron fakti që nga momenti i zgjedhjes sime për kryetar të PPD-së në Kongresin e III-te, një pjesë mbeti e pakënaqur, edhe pse nuk kishte nevojë për një gjë të tillë, dhe pasi që 3 këshilltarët e PPD-së i bën shumicën në Kuvendin Komunal koalicionit për “Ulqinin Evropian”UDSH-PDS-PSD”, me të cilin veprim bën shkeljen e Statutit të Partisë, dhe kur një pjesë e mirë e antarëve të Këshillit drejtues pa qëndrim të mirëfilltë partiak bënë ndarjen e posteve dhe foteleve per interesesa të ngushta, filluan dhe me kërcënimet me 2/3 – shumicës në KD te PPD-se, e që në fakt kurrë nuk i ofruan publikisht në mbledhjet e mbajtura në Parti, çka lë dhe dyshimin që me një pjesë të nënshkrimeve manipulohet.
Të thirren në tubimin e mbajtur në Katërkollë të Anës së Malit në lidhje me gjetjen e strategjisë për arritjen e deputetit të kësaj treve i cili mund të jetë vetëm një aleancë –lëvizjeje e re dhe qëllimmirë, që Kryetari i PPD-së ka lëshuar partinë, është apsurditeti më i madh, apo më mirë të themi tragjikomedia më e madhe, sepse dhe vetë njëri prej personave që kanë inicuar këtë qëndrim të 2/3 të KD, ditë më parë në mediat e shkruara Malazeze (siç duket këtë e preferojnë më së shumti kohën e fundit) e jep një propozim që bashkëpunimi në mes të PPD-së, BDSH-së si dhe degës së LD në MZ dhe intelektualëve të pavarur mund të jetë fitimprurës, ndërsa në anën tjeter të bijnë vendime jostatutare, nuk më lë të mendoj asgjë tjetër, vetëm atë që nuk janë aspak seriozë dhe lojal në fjalët dhe veprimet e tyre. Të thirren sot pas 3 viteve të Referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi, apo në Pavarësinë e Kosovës e cila dje festoi njëvjetorin e saj, nuk është asgjë tjetër vetëm një mënyrë e dështur që të manipulohet me qytetarë.
Të kemi të qart që disa individë të KD-së dhe funksionarë të lartë në Kuvendin komunal të Ulqinit që një kohë të gjatë manipulojnë në mediat e shkruara malazez më emrin tim dhe me atë që kam “dhënë dorëheqje” e deri në atë që të më “kërcënohen” se do të më ndërrojn-shkarkojnë nga posti i Kryetarit të partisë (thua se partia është pronë private), nuk e kam parë asnjëherë të nevojshme të reagoj sepse e kam kuptuar që e kanë të nevojshme të jenë në mediat e shkruara Malazeze, dhe në asnjë moment nuk e kam kuptuar që i drejtohen elektoratit shqiptar apo dhe më qartë votuesve dhe anëtarëve të PPD-së, pasi që gjuha amtare e tyre është gjuha shqipe, por e kam kuptuar si një nevojë personale të tyre që të jenë në ato media dhe të arsytojnë lojalitetin ndaj partisë në pushtet (edhe pse nuk mendoj në asnjë moment që dikush e kërkon një gjë të tillë nga këto persona)
Për fund do ju drejtohem 2/3 të anëtarëve të këshillit drejtues që të mos bëhemi persona mediatikë tragjikomik, dhe të shkojmë dhe deri atje që të kërcenojmë dhe me organet shtetërore, ndoshta këtë të drejt ua jep pozita në të cilën ndodhen, por në asnjë moment jo Statuti partiak, dhe që mos të nënvlersojnë dhe partnerët e tyre të koalicionit sepsa janë parti serioze, dhe ju lus publikisht që disa nga Ju të mos keqpërdorin postet dhe pozitat në të cilat ndodhen, kryetar apo drejtor, si dhe mjetet financiare të ndërmarrjeve për promovime personale, të cilat i ushtroni në pushtetin lokal, sepse me keqpërdorimin e këtyre pozitave do degradoni pushtetin dhe së fundi që të zgjidhni problemin dhe hutinë të cilën e keni krijuar te votuesit e PPD-së duke vepruar jashtë çdo norme etike dhe politike t`i kthehen seriozitetit dhe politikës së zyrave e jo të kafeneve dhe të gjitha ato që i kanë thënë në media, t`i shtrojmë në mënyrë serioze dhe statutare në zyrat e PPD-së dhe në bazë të 2/3 të nënshkrimeve, por me siguri dhe të atyre jasht kësaj shumice interesi. Unë si Kryetar aktual i PPD-së dhe ju si anëtarë të KD-së, të dalur nga i njëjti Kongres –si organi më i lartë partiak, të bëjmë përpjekje që të organizojmë atë çka ju kërkoni, dhe unë delegatëve të Kongresit t`ua ofroj postin që ma kanë besuar ata dhe jo Ju zotërinj.
Nëse në veprimet Tuaja keni parasysh vetëm ruajtjen e pozitave të cilat sot i keni dhe i mbuloni atëherë nuk më mbetet asgjë tjetër të ju them përveç që “Strategjia vetëm dhe vetëm që të vini apo të rrini në pushtet nuk është starategji largpamëse dhe afatgjatë, por është strategji e cila shumë shpejt do të ju çoijë në fiasko politik!!!!
Vetëm dhe vetëm qëndrimet të cilat do të merren në mbledhjet legjitime të Partisë do të jenë statutare, vetëm thirrja e ndergjegjes që të mos nënçmojmë dhe manipulojmë me votues është në vijën partiake. Të gjitha veprimet e tjera të cilat po i bëni nuk do jenë asgjë tjetër vetëm veprim i juaji për të krijuar ”Parti të re”-për interesa personale, për çka unë mendoj që ka kaluar koha. Nuk ka më nevojë për përçarje të mëtutjeshme të trupit zgjedhor të shqipëtarëve në përgjithësi dhe të Anamalësve në veçanti. Koha është për bashkëpunim dhe tejkalim të inateve personale dhe ripozicionim të përbashkët të subjekteve politike shqiptare cilatdo qofshin ato, nëse qëllim i formimit –ekzistimit të tyre është ruajtjen e identitetit, inkuadrimin dhe mbrojtja e të mirave të përgjithëshme për shqiptaret. Kur të mësojmë të çmojmë vetveten-votuesit tan, atëherë do të mësojmë dhe të tjerët të na çmojnë dhe respektojnë.

Kryetari i PPD-së

Amir Hollaj
Koha Javore