Gëzim Hajdinaga, priti perfaqësuesit e biznesit të Ulqinit

February 23, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

gezim-hajdinaga-priti-perfaqesuesit-e-biznesit-te-ulqinit1Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, priti perfaqësuesit e biznesit të cilët veprojnë në zonën e administruar nga ndërmarrja për të mirat detare me seli në Budve dhe qiramarrësit e plazheve.
Edhe ky takim mund të cilësohet si një në vazhdë të atyre që janë zhvilluar e që kanë për bazë koordinimin e përbashkët për përgatitjen e sezonit turistik 2009.
Zotërinjtë nga Ulqin biznes asociacioni e njoftuan Kryetarin Hajdinaga për inicimin e një takimi me përfaqësuesit e sipërmarrjes për të mirat detare me ata të organeve komunale,  elektrodistribucionit dhe sipërmarrjes për çështje komunale.
Në takim priten të shqyrtohen çështje të rëndësishme që i përkasin biznesit dhe qiramarrësve të plazheve.
Kryetari Hajdinaga edhe këtë herë u shpreh i gatshëm për bashkëpunim korrek dhe theksoi se personalisht do të angazhohet për këtë dhe takime të tjera me sipërmarrjen për të mirat detare. Mirpo, ai nënvizoi se në momentin kur të gjithë jemi të përqendruar për tu ballafaqsuar me krizën globale dhe po marrim  një sërë aktivitetesh, është e papranueshme që persona dhe qarqet e caktuara përpiqen që takimeve të këtij lloji t’i mveshin ngjyrime politike, në çgjë ne si struktura udhëheqëse nuk do të pajtohemi.
Z Hajdinaga menjëherë kontaktoi zyrtarët e sipërmarrjes për të mirat detare. Ai po ashtu tha se ka autorizuar shërbimet përkatëse të komunës që të përgatisin materialet e duhura për kuvend dhe të shohin mundësinë e uljes së taksave për biznesin.
Kryetari Hajdinaga i njoftoi te pranishmit që në bursën turistike në  Budapest dhe në Beograd oferta turistike e Ulqinit do të jetë e prezantuar denjësisht dhe se ai me kënaqësi e ka pranuar ftesën e bërë nga përfaqësuesit e agjencive turistike dhe atyre të hotelierëve  që të jetë në krye të delegacionit.
Komuna edhe në këto dy aktivitete do të mbulojë pjesën më të madhe të mjeteve, ndërkohë që z.Hajdinaga dhe përfaqësuesit nga Ulqini do të kenë takime të shumta për çgjë është angazhuar edhe  Ambasada e Malit të Zi në Budapest.

Municipality of Ulcinj / Ulqin

Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image



3