Trajnim rajonal për luftë kundër krimit të organizuar

February 23, 2009   | Rajoni / Region

samiti-ne-idrizoveInspektorë të shërbimeve policore nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia nisën sot në qendrën e trajnimit në Idrizovë, trajnimin se si të luftojnë krimin e organizuar.
Ministrja e Brendshme Jankolluvska, u shpreh optimiste se ky kurs tre ditor, do të krijojë kushte më të mira në luftën kundër këtij fenomeni. Ajo tha se me ndryshimet në bazë të legjislacionit evropian, parashikohen dënime më të ashpra për të përfshirët në krimin e organizuar. Ndërsa zv/ambasadori amerikan në Shkup, Tomas Navratil vlerësoi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit, në luftën kundër krimit të organizuar.
“Për momentin më shumë institucione, të udhëhequra nga MPB, po punojnë në drejtim të shkëmbimit të informatave, por megjithatë asnjë shtet deri më tani nuk ka mundur vetë të luftojë krimin e organizuar”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
“Trajnimi rajonal që ka filluar sot në Trening Qendrën në Idrizovë paraqet një mundësi të mirë që në një vend të njëjtë mundet të bashkëpunojnë inspektorë nga i gjithë Ballkani, mendoj nga gjitha shërbimet policore në Ballkan, në një mjedis ku këta do të kenë mundësinë të rishikojnë teknikat e zhvillimit të hetimeve që shfrytëzohen në rajon, në vendet Evropiane si dhe në SHBA”, theksoi Tomas Navratil – zy/ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

ALSAT-M