Mali i Zi druan nga recesioni

February 24, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

igor-lukshiqZëvendëskryeministri malazez dhe ministër i Financave, Igor Lukshiq nuk përjashtoi mundësinë që shteti të goditet nga recesioni si pasojë e krizës botërore ekonomike
“Nëse nuk arrijmë privatizimin e planifikuar të “Elektroekonomisë”, Qeveria do të hapërojë drejt firmosjes së aranzhmnit të ri me FMN-në”, thekson Lukshiq.
Sipas tij, shumë është vështirë në këto momente të parashikohet nëse Mali i Zi deri në fund të vitit do të ketë saldo negative financiare apo do të realizojë njëfarë shkalle të caktuar të rritjes.
“Ministria e Financave është duke analizuar të gjitha skenaret e mundshme dhe në varësi të situatës, është e gatshme të reagojë në mënyra të ndryshme”, tha Lukshiq.
Ai informoi se është vërejtur tendencë e ngecjes së të ardhurave buxhetore, që ishte e pranishme edhe në vendet tjera në rajon, porse ende është herët për projektime të ribalancit të buxhetit.

Ndërkohë Lukshiq porositi qytetarët se pensionet dhe të ardhurat sociale me garanci do të paguhen me kohë.
Makfaks

YouTube Preview Image
5