Mimoza – Bjordin e kam si vëlla!

February 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mimoza-dhe-lirita-big-brother-albania24/02/09 02:15

Duket qartë se pyetja e Arbanës gjatë spektaklit në lidhje me Mimozën dhe Polin, konkurentin e vjetshëm të Big Brother, ka ngjallur kureshtjen e të gjithë banorëve të shtëpisë. Po ashtu si të tjerët, edhe Adi, ka shfrytëzuar qëndrimin bashkë gjatë turnit, për ta pyetur Mimozën. Ajo i ka thënë atij të njëjtat gjëra që i ka thënë të gjithëve, pra që me Polin e lidhte veçse miqësia, që ishin njohur në internet e më pas ishin takuar në Kosovë e që ai ishte me të vërtetë një djalë i mirë. Atëherë Ardjani i ka thënë se këtu brenda ka kandidad edhe Bjordin, gjë të cilën ajo e ka hedhur poshtë duke thënë se e sheh dhe e konsideron atë, vetëm si vëlla. “Megjithatë, nuk e di si e mendon ai,- ka shtuar ajo, – por unë e kam si vëlla!”

TCH

13