Escluzive Foto: Lidhja e Bleonës me miliarderin Rahr

February 25, 2009   | Lajmet / Vijesti

stevart-rahr-_bleona-qeretiDeri më sot i fejuari i saj është cilësuar se bënte gjithçka për të madje edhe duke e mbrotur në situata të ndryshme si një bash këshort shumë i devotshëm. Por ja që për Bleonën nuk është vetëm Ganiu ai që kujdeset për çdo gjë. Këngëtarja Bleona Qerreti ditëve të fundit ka gjetur një përkrahës të ri për karrierën e saj muzikore dhe bëhet fjalë pikërisht për miliarderin e farmaceutikës Stewart Rahr.

Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar në “New Daily News” dhe më gjerë, Stewart Rahr po provon të futet në biznesin e muzikës, përmes Ballkanit. “Ai po shqyrton për këtë këngëtaren Bleona Qerreti, të njohur sipas kësaj gazete si “Madonna e Shqipërisë”, për ta takuar atë me producentët Timbaland dhe David Foster”. Gjithashtu kjo gazetë shton se Bleona dhe Rahr kanë pasur një takim edhe me humoristin Jay Leno, drejtues i një talk-shoë të famshëm amerikan në “NBC”, që quhet “The Tonight Show”.

Thashethemet dhe gojët e liga i referohen gjithashtu edhe një flirti të mundshëm mes knëgëtares dhe miliarderit, por kjo është mohuar automatikisht nga këngëtarja duke u shprehur se kjo është një marrëdhënie profesionale, ku synohet të bëhet diçka e arritur jo më parë nga ndonjë këngëtare shqiptare.

Bleona në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës E teksa këngëtarët kosovare gjykohen për mungesë të pjesëmarrjes së tyre në skenë, për të kënduar dhe kënaqur publikun në një ditë të veçantë si ajo e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë këngëtarë shqiptarë, kanë vendosur të udhëtojnë drejt shtetit më të ri, për të ndjekur nga afër dhe për të qenë të pranishëm në aktivitetet që do të zhvilloheshin në prishtinë. Një ndër to është edhe Bleona, ku siç e shihni në këto foto, këngëtarja ndodhet në aeroportin e Prishtinës dhe sapo ka zbritur nga avioni.

Bluetooth

YouTube Preview Image


1