Agoni : Petale në krevatin e Adelajdes

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

agoni-adelajda-big-brother-albania25/02/09 00:05

Agoni ka hedhur petale lulesh në krevatin e Adelajdes. Kjo gjë duket ta ketë shqetësuar shumë Adelajden që i është shprehur Republikës se nëse do të pëlqente Agoni, mund t’i pëlqente edhe ai gjest, por asaj ai nuk i pëlqen fare, as fizikisht, as si tip. “Kur kam ardhur këtu, – i ka thënë ajo Republikës, – i kam vënë disa synime vetes! Dhe nuk kam ndërmend të krijoj lidhje dashurie me asnjë mashkull të shtëpisë!”. Sipas saj, kjo për dy arsye, sepse nuk e tërheq askush prej tyre dhe sepse ka një jetë tjetër jashtë shtëpisë. Ajo ka vazhduar duke thënë se njeriu njihet në jetën përjashta dhe jo në atë brenda një “reality shoë”. Ajo nuk vonoi t’ia bëjë të qartë edhe Agonit, se gjeste të tilla asaj nuk i pëlqejnë dhe ai nuk duhet t’i përsërisë.

TCH

1