Aida: Ose lojë, ose dobësi

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-agoni-big-brother-albania25/02/09 00:20

Aida ka diskutuar me Agonin në lidhje me simpatinë që ai po shpreh për Adelajden. “Mua për budallë, nuk më bën dot njeri!” – i ka thënë ajo atij. Agoni e ka pyetur pse ajo e kaq të vështirë të pranojë se ai vërtet mund ta pëlqejë Adelajden. Ajo ia ka kthyer se nëse do të pranonte këtë, do t’i duhej fillimisht të pranonte që ai po ndihej aq vetëm sa s’po dinte ku të kapej. “Ose je i zgjuar e po bën lojë, ose je shumë dobët e po bie në dashuri edhe më diellin që del në mëngjes!” – i ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se tani po i jepte të drejtë Zhuljetës, kur thoshte se të gjithë po mundohen të bëjnë show.