Arjoni ë Adeljajda – Turni i radhës

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjon-adela-big-brother-albania23/02/09 12:28

Është radha e Arjonit dhe Adelajdës që të qendrojnë në tendë e të kujdesen per lopët. Ata diskutojnë se e kanë pak të vështirë të mësohen me turnet. Adela thotë se nuk arriti as te përgatitej për turnin e tyre pasi ishte ende në gjum. Arjoni e gjen këtë si një rast për të bërë shaka me të. 
Më pas ata flasin edhe për nominimet ku Adela lutet që të mos jetë radha e saj për të dalë këtë javë, por për Arjonin ky urim duhet te jetë për të gjithë ata që janë në nominim. Adelajda është kurioze se cfarë mendojnë për të njerëzit që jane jashtë. Arjoni e pyet për shkollën dhe për futjen e saj në Big Brother dhe nëse arsyeja e saj do ta cojë deri në finale apo jo. “Objektivi im është qe të qendroj sa me gjatë këtu” thotë Adela por, për Arjonin kjo gjë nuk është e mjaftueshme. Ai i thotë se mund të jetë e vetmja banore me këtë objektiv ndërsa, për Adelën mund të ketë dhe të tjerë. Për Arjonin vetëm njerëzit e brishtë mund të mos ta konceptojnë fitoren. Për të është më e rendesishme të fitojë vendin e parë se sa të marrë lekët, por edhe nëse ja japin, nuk do ti refuzonte.
Arjoni vazhdon të tregojë edhe për një ëndërr që ka parë e cila e ka bërë nervoz. Por, Adelajda i jep kurajë duke i thënë që është vec një ëndërr.

TCH