Bjordi dhe Adelajda : Basti i Bjordit

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-adelajda-big-brother-albania26/02/09 19:19

Bjordi dhe Adela diskutojnë me njeri-tjetrin për raportin që kanë krijuar. Bjordi i thotë se ajo nuk mund të ndahet prej tij. Adelës nuk i pëlqen ky përcaktim dhe i thotë se e ka si shok dhe nëse Bjordi vazhdon me këtë sjellje ajo do t’i qëndrojë larg. Bjordi vazhdon ta ngacmojë duke i thënë se kur të dalin që këtu, prindërit e saj kanë për t’i kërkuar që të martohet me të. Ai madje i kërkon që ky të jetë n jë bast midis tyre. Adela mundohet t’i shpjegojë se janë si motër e vëlla dhe se veprimet e tyre nuk duhet të keqkuptohen nga ai apo edhe nga të tjerët që i shohin. Kjo është shumë e rëndësishme për të madje edhe fakti se cfarë do të mendojnë prindërit e saj. Ajo i thotë Bjordit se nuk dëshiron të bëjë veprime të tilla të cilat mund t’i zhgënjejnë ata. Adela insiston se nëse ai vazhdon me këtë sjellje do t’i qëndrojë larg, s’do t’i flasë e as do ta përfilli më. “Për të qenë në rregull me prindërit e mi unë bëj cdo gjë” ka thënë ajo dhe ka kërkuar më shumë seriozitet nga ana e tij.

TCH

22