Është fitore po nuk dola

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajdamozadritani-big-brother-albania23/02/09 03:30

Të qënit në nominim ka sjellë pasojat e veta edhe tek Adela. Siç thotë edhe vet, ajo tani rri e mendon se sjellja e cilit prej banorëve të nominuar mund t’i ketë pëlqyer më tepër publikut, sjellja e Aidëa, e Agonit, e Arjonit apo e saj e gjithashtu cilat mund të jenë avantazhet e tyre karshi saj. Ajo ia ka rrëfyer këtë Dritanit dhe Mimozës duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë se dalja kaq e shpejtë e saj do të ishte për atë vet, një humbje shumë e madhe. Ndërsa qëndrimi akoma në shtëpi do të ishte një arritje më e madhe sesa fitorja e të hyrit në shtëpinë e Big Brother. Ajo e ka pyetur drejtpërdrejtë Dritanin se kë donte ai që të dilte dhe ai i është përgjigjur se ajo që dinte ishte se nuk donte që Adelajda të dilte, ndërsa parashikime nuk bënte, se herën e kaluar nuk i kishin dalë sic mendonte

TCH