Genc Nimanbegu kandidati oficiel i Forcës

February 26, 2009   | Politika

nazf-cungu_genc-nimanbeguTë nderuar qytetarë,
Kam nder që sot të ju njoftoi se Këshilli Qendror, njëzëri, aprovoi vendimin që kandidati kryesor për Parlamentin e Malit të Zi,para Forcës së re demokratike ashtë zotni Genci Nimanbegu, Nënkryetari i partisë.
Forca e re Demokratike ka arritur,që me punën e vet tri vjeçare,në skenën politikes  shqiptare të Malit të Zi të prezantoi partin moderne e cila vazhdon me avancimin e të drejtave të gjithë shqiptarëve duke respektuar standardet më tëlarta ndërkombëtare.
Personi mëmeritor për arritjen e sukseseve tona,ideve bashkohore, stabilitetit partiak,avancimit të punës në ekipe,bashkëpunimit me partitë tjera,e në veçanti mepartitë shqiptare, ashtë Genci Nimanbegu.
Qytetar të nderuar,
Ju ftojë që medatën 29 mars të mbështetni kandidatin tonë për Parlamentin e Malit të Zi.
Vota për Genc Nimanbegun ashtë vota për Forcën e re demokratike.
Nazif Cungu

geni-nimambegu-ulqin
Të nderuar kolegë dhe bashkëqytetar. Sot pranoj me nder e krenari detyrën që mëështë dhënë nga partia ime, Forca e Re Demokratike, të jem kandidati kryesor nëzgjedhjet parlamentare qe po afrojnë.
Unë këtë propozim nuk e konsiderojsi një privilegj, por si një përgjegjësi të madhe të cilën unë zotohem se do takryej me maksimumin e përkushtimit dhe këmbënguljes sime.
Partia Forca e Re Demokratike e kamarrë këtë vendim në mënyrë demokratike dhe duke respektuar me rigorozitet procedurat dhe statutin e saj. Ky ështënjë vendim legjitim i organeve drejtuese te partisë që dëshmon se forca jonë politike qëndron në rendin e pare ndër partitë nacionale për sa i përket mënyrësë organizimit, standardeve të larta evropiane të administrimit dhe vizionit qëe ka dhe që përpiqet të vën në jetë.
Besoj se meritoj besimin e votuesve shqiptar dhe do dijë të jem një përfaqësues dinjitozë i popullit tim në parlamentin e Malit të Zi, jo vetëm sepse kam përvojën dhe ekspertizën e duhur, por mbi të gjitha sepse garoj me integritetin, energjitë e mia dhe vullnetin tim të palëkundur për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen egjithë shqiptarëve brenda Malit të Zi.
Gjithashtu jam përfaqësues i një force politike të re, që sjell një frymë perëndimore dhe evropiane në politikën shqiptare të Malit të Zi, i një forcë të pastër, që ska bërë kompromis me interesat popullsisë shqiptare, që angazhohet në politikë jo vetëm me kuadro të aftë dhe të dëshmuar, që kanë suksese të larta dhe integritet profesional, por që konkurron me program politik të qartë, vjen me propozime, me një alternative realiste dhe të arritshme e jo me retorikë të zbrazët.genc-nimanbegu_forca-e-re-demokratike1
Ne ofrojmë një platformë të mirëfilltë elektorale që synon të zgjidh problemet e popullsisë shqiptare dhe përmirësojë kushtet e këtij komuniteti duke jetësuar tek nepraktikat dhe parimet më të përparuara evropiane.
Këto zgjedhje parlamentare kanë një rëndësi tëveçantë pasi që japin një mundësi për t’i dhënë fund gjendjes së dëshpëruar të deritanishme, braktisjes së trojeve tona, varfërisë, diskriminimit,korrupsionit, mungesës së shërbimeve publike dhe infrastrukturës.
Të nderuar bashkëqytetar mos e humbni rastin që ofrojnë këto zgjedhje por bëni zgjedhjen eduhur për të zgjidhur problemet tuaja.
Votoni për Forcën e Re Demokratike. Sepse tani radhën për të marrë në dorë fatet e komunitetit shqiptar në Mal të Zi e ka brezi i ri.

Ulqin 26 shkurt2009.
Genci Nimanbegu

Shërbimi informativ i Forcës

YouTube Preview Image

3