Mimoza, Agoni : Jam femër e fortë

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-dhe-agoni-big-brother-albania26/02/09 14:07

Moza pyet Bjordin nëse vajzat që ai ka patur lidhje deri tani i ngjanin tipit të Liritës dhe Bjordi i përgjigjet se ishin dicka e tillë. Moza e përcakton këtë tip, si femra kullere por, Agoni i thotë se nuk quhen të tilla, quhen femra me karakter të fortë, kurse ajo është shumë e ndjeshme dhe feminile. Mozës nuk i pëlqen ky lloj përcaktimi për të dhe i thotë se i pëlqen ta ndjejë vetën femër e jo mashkull. Agoni i thotë sërish se nuk quhen meshkuj por femra të forta, që i përballojnë situatat dhe jo si shoqja e saj që vetëm qan. Moza e kupton se bëhet fjalë për Adelën dhe i thotë se nuk është si ajo, madje është një femër e fortë e që duron më shumë. Për Agoni sjellja e Adelës mund të jetë edhe thjesht për spektakël.

TCH

24