Rihanna, fotoja e parë e këngëtares me shenja dhune

February 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

rihannaKjo foto i pëket këngëtares vip të R&B, Rihanna që pësoi dëmtime pas dhunës që ushtroi mbi të i dashuri Chris Brown. Fotoja që publikohet për herë të parë tregon shenja të rrahurash rreth gojës dhe mjekrës dhe është realizuar në momentet pasi Rihanna është rrahur. Fotoja i përkiste policisë. Tani policia e Los Angelosit po heton mbi faktin se kush e hodhi në internet gjatë natës që kaloi foton e Rihanës me plot dëmtime në fytyrë.  Policia bëri të ditur se pamja e parë ë fotos të lë të kuptosh se personi është rrahur dhunshëm dhe kjo për ta përbën një cështje që duhet marrë shume seriozisht.
Policia tani ka intensifikuar hetimet për  mbledhjen e të tjerave prova përpara se të arrestojnë sërisht Chris Brown. Sipas policia zënka mes tyre ndodhi në makinën e tyre lambrogini. Brown pas zënkës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është dorëzuar më pas në policia pas 13 orësh. Chriss u arrestua për dhunën ndaj të dashurës dhe u la të hetohej i lirë kundrejt shumës prej 50 mijë dollarësh. Personalisht këngëtari kërkoi falje publike duke thënë se “nuk ka fjalë të shprehin sesa keq ndihet ai pas kësaj”.

BalkanWeb

YouTube Preview Image
2