Shaka dhe të vërteta

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bika-big-brother-albania23/02/09 16:16

Aida, Bika dhe Arjoni janë në kuzhinë duke përgatitur drekën. Ata shkëmbejnë batuta me njeri-tjetrin duke sjellë atmosferë të këndshme në shtëpi. Aida komenton me habi se Bika po qesh kurse ajo ja kthen se nuk është aq serioze sa duket. Arjoni pason habinë e Aidës duke thënë se mund të dalë ai këtë javë, përderisa po ndodhin cudi. Duke vazhduar shakatë mes tyre, Aida vë re dhe i thotë Arjonit se Bika ka filluar ta ketë xhan atë sepse ka filluar të bëjë batuta me të, ndërsa me vetë Aidën kishte kohë qe i bënte. Por, Arjoni thotë se Bika e ka patur xhan që ditën e parë dhe Aida nuk e ka kuptuar, kurse Bika i thotë se as ai nuk e ka kuptuar këtë gjë. Bika i tregon Arionit se tani ka ndryshuar mendim për të dhe se do kenë kohë të flasin për këtë cështje. Arjoni i thotë se ka po të njëjtin mendim që ka patur që në fillim për të, por jo antipati.