Big Party në Big Brother Albania

February 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ne-party-big-brother-albania28/02/09 00:40

Zhuljeta mendon të organizojë një party me banorët. Ata do të improvizojnë sikur janë në një pub ose diskotekë. Moza pyet nëse do të ketë muzikë dhe Zhuljeta thotë se në party do të ketë muzikë, ndryshe nuk do të quhej ashtu. Dritani thotë që ta lënë për të shtunën në darkë por, ajo mendon se do të bëhet sot. Ata pyesin se si do të vishen dhe Zhuljeta thotë se le të vishen njësoj, si për cdo party tjetër. Arjoni i thotë se do të qëndrojë ulur dhe se nuk është në qejf për parti, kurse Zhuljeta ja kthen se ai do të jetë shoqëruesi i saj dhe afrohet që ta ngrejë. Arjoni e merr në krahë dhe i jep një të puthur në faqe. Të gjithë ndihen të lodhur dhe aspak entuziastë për këtë party dhe Zhuljeta mundohet t’i marrë me të mira e duke i puthur të gjithë me radhë. Ajo mundohet t’i vërë në pozitë duke i thënë se do festojë ditëlindjen dhe ata duhet t’i sjellin edhe dhurata, përvec prezencës së tyre. Për të realizuar idenë e Zhuljetës e ndihmon edhe Vëllai i Madh, i cili u vë banorëve muzikë në sfond që ata të argëtohen në maksimum. Banorët fillojnë të bëhen gati e të marrin pjesë në këtë party pa hezituar më. Ata fillojnë të kërcejnë të gjithë. Party bëhet edhe më argëtuese kur, për banorët vijnë pizza dhe birrë.

6