Mesida Lleshi : Big Brother Albania 2 Profili

Mesida Lleshi - Big Brother AlbaniaMosha: 25 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë
Profesioni: Pa punë
Hobi: Gjuhët e huaja

Do të hyjë në Big Brother sepse: pëlqen aventurën

Karakteristika: Mesida është kthyer prej pak muajsh në Shqipëri. Ajo u largua për në Suedi që në moshën 5 vjece. Ka studiuar për gjuhë të huaja dhe Juridik. Vendosi të kthehej e të krijojë një jetë në Shqipëri pas pushimeve të verës. I pëlqen shumë të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pëlqen shumë pokeri dhe luan jashtë mase, madje e ka cilësuar veten si “bixhozxhije e keqe”.

48